Me anë të një postimi në “Facebook”, Elisa Spiropali, ish-kryetare e Kuvendit, ka reaguar ndaj kritikave të drejtuara ndaj saj, të cilat i ka cilësuar si banale. Ajo shprehet gjithashtu se ndaj saj po përdoren gjuhë e shthurur dhe konspiracione halucinante.
Në reagimin e saj, Spiropali ka ndarë këtë mesazh:
Të lidhura
None found
Mirëmëngjes. Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.
