Kryeministri Mickoski njoftoi se paga mesatare në vend ka vijuar rritjen. Sipas tij, paga neto gjatë muajit korrik u ngjit në 48,499 denarë, duke shënuar një rritje nominale vjetore prej 7.1 përqind.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se objektivi i qeverisë është që, deri në mbylljen e mandatit, paga mesatare të arrijë nivelin 1,000 euro ose të kalojë pak mbi 60,000 denarë.
Mandati katërvjeçar i qeverisë së tanishme përfundon në pranverën e vitit 2028. Ekzekutivi u krijua pas zgjedhjeve të zhvilluara në maj 2024.
Mickoski tha gjithashtu se gjatë tre muajve të tremujorit të tretë, korrikut, gushtit dhe shtatorit, kostoja e jetesës u rrit me 2,3 deri në 2,7 për qind, pra pak më shumë se 2,5 për qind. Ai theksoi se në Bashkimin Evropian kjo mesatare ishte mbi 3,8 për qind, ose 25% më e ulët se rritja e regjistruar brenda Bashkimit Evropian.







