Ka filluar pasditen e sotme takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe përfaqësuesve të VLEN-it, ku fokusi kryesor i bisedimeve pritet të jetë rikonstruimi i Qeverisë.
Në këtë takim, sipas informacioneve, do të shqyrtohet puna dyvjeçare e kësaj përbërjeje qeveritare, si edhe përparësitë dhe sfidat që e presin ekzekutivin në periudhën që vjen.
Të lidhura
None found
Për nesër, ndërkaq, është paralajmëruar edhe një takim tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partnerit të dytë më të vogël në koalicionin qeveritar, ku po ashtu pritet të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me funksionimin dhe përbërjen e Qeverisë.
