LSDM akuzon: Mickoski pranoi se për dy vjet uji në Gostivar nuk ishte i sigurt

LSDM-ja deklaroi sot se kryeministri Hristijan Mickoski, përmes pohimeve të tij lidhur me cilësinë e ujit në Gostivar, ka konfirmuar se është kryer një vepër penale.

Të lidhura

None found

Partia iu referua deklaratës së dhënë dy ditë më parë nga Mickoski, i cili tha se besonte se, për herë të parë pas shumë vitesh, qytetarët do të përdornin ujë plotësisht të sigurt nga aspekti bakteriologjik.

Sipas LSDM-së, me këtë fjali kryeministri ka pranuar se uji në Gostivar nuk ka qenë bakteriologjikisht i sigurt për më shumë se dy vjet, periudhë gjatë së cilës OBRM-PDUKM-ja kishte pushtet absolut.

Nga LSDM-ja pretendojnë se autoritetet ishin në dijeni të situatës prej dy vjetësh, por heshtën ndërkohë që qytetarët konsumonin ujë të kontaminuar. Ata theksojnë se uji në Gostivar vazhdon të mos jetë tërësisht i sigurt, pasi pas hiperklorimit është paraqitur një bakter i ri, siç tha Hristijan Mickoski. Ndërkohë, ministri Klekovski premtoi se siguria e ujit do të garantohej deri në fund të javës.

Qytetarët, sipas partisë, vazhdojnë të presin një konfirmim zyrtar. Ende nuk janë paraqitur dokumentet që tregojnë se kush ka firmosur se uji teknik është i sigurt për larje, ndonëse qytetarët po e përdorin. LSDM-ja shton se kjo çështje nuk kufizohet vetëm në Gostivar, pasi probleme me ujin e pasigurt janë evidentuar edhe në dhjetëra vende të tjera në mbarë Maqedoninë.

Partia pyet nëse Mickoski kishte dijeni edhe për rastet e tjera në Maqedoni. Sipas LSDM-së, Mickoski, të cilin e quajnë “patriot të dhembshur”, udhëton për ekskursion në Belgjikë, ndërsa qytetarëve maqedonas u bën thirrje ta kalojnë verën në Maqedoni, në male dhe pranë liqeneve. Ata e kritikojnë se ndodhet në Belgjikë në një kohë kur gjysma e Maqedonisë përballet me probleme të sigurisë së ujit të pijshëm dhe në Gostivar ka epidemi të verdhëzës.

Në reagimin e LSDM-së thuhet gjithashtu se nuk është përcaktuar përgjegjësi për ndotjen e Lepencit dhe Vardarit, njësoj si në shumë raste të tjera që kanë tronditur Maqedoninë./Telegrafi/


Shtuar 3.08.2026 09:53

Tags:
holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio