NPK “Sharri” ka bërë të ditur se uji që furnizon qytetin e Tetovës është i sigurt për konsum.
Të lidhura
None found
Analizat e realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik Tetovë kanë vërtetuar në laborator se uji i rrjetit të furnizimit të qytetit përmbush kriteret e kërkuara të cilësisë dhe mund të pihet.
Sipas rezultateve të testimeve, si parametrat mikrobiologjikë, ashtu edhe ata fiziko-kimikë, janë brenda kufijve të lejuar nga standardet për ujin e pijshëm.
NPK “Sharri” Tetovë njofton se do të vijojë kontrollin e pandërprerë të cilësisë së ujit, si dhe angazhimin për t’u garantuar të gjithë qytetarëve furnizim të sigurt dhe cilësor.
Ndërmarrja i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe besimin e treguar.
