ISHP: Lija e deleve dhe dhive nuk transmetohet te njerëzit

Lija e deleve dhe dhive, e cila së fundmi është përhapur në territorin e shtetit, nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Institucioni vlerëson se, në këtë fazë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë masat e mjaftueshme për izolimin e rasteve.

Të lidhura

None found

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, deklaroi se të dhënat e sektorit të epidemiologjisë tregojnë se janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme. “Sipas informacioneve tona dhe të dhënave nga sektori i epidemiologjisë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka ndërmarrë, për momentin, të gjitha masat e domosdoshme për izolimin e rasteve të shfaqura me linë te delet dhe dhitë. Epidemiologët na kanë njoftuar se sëmundja nuk rrezikon të transmetohet te njerëzit. Një rrezik i tillë nuk ekziston dhe masat janë marrë”, tha Andonovska.

Sipas Institutit, as konsumimi i produkteve ushqimore me prejardhje nga këto kafshë nuk përbën rrezik, veçanërisht në rastet kur ushqimi është përpunuar në mënyrën e duhur. Pavarësisht kësaj, gjatë verës qytetarët këshillohen të jenë më të kujdesshëm me blerjen, ruajtjen dhe konsumimin e ushqimit, sidomos në ditët kur temperaturat janë të larta.

“Sa i përket konsumimit të ushqimit që vjen nga kafshët e sëmura, nuk ka rrezik që sëmundja të kalojë te njerëzit, veçanërisht nëse produkti është përpunuar. Megjithatë, si Institut rekomandojmë që, posaçërisht gjatë këtyre ditëve të verës, të tregohet kujdes se nga merret ushqimi, pasi stina e verës krijon predispozita për shumë sëmundje. Duhet kontrolluar se ku blihet ushqimi, në çfarë kushtesh është mbajtur dhe si do të ruhet pas blerjes”, theksoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte njoftuar më herët se, prej fillimit të muajit korrik, janë evidentuar dhjetë vatra të reja të lisë. Me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes, janë asgjësuar rreth 1.400 kafshë. Prania e saj është konfirmuar në 15 ferma me dele dhe në dy ferma ku mbahen dele dhe dhi.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, në zonat e prekura është ndaluar lëvizja dhe transportimi i deleve dhe dhive. Njëkohësisht, tregjet e kafshëve për këto kategori janë mbyllur në të gjithë vendin./Alsat.mk.


Shtuar 26.07.2026 18:24

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort