Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kërçovë, ku një burrë 37-vjeçar humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij pasditen e djeshme. Autoritetet konfirmuan se viktima u gjet pa shenja jete pas shuarjes së flakëve.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti u denoncua rreth orës 18:55 më 21 korrik në Stacionin Policor të Kërçovës. Njësia lokale e zjarrfikësve kishte marrë informacion se një banesë në rrugën “4 Korriku” ishte përfshirë nga zjarri. Pas ndërhyrjes për neutralizimin e flakëve, ekipet e emergjencës zbuluan brenda ambientit trupin e pajetë të S.S., banor i Kërçovës.
Vdekja e 37-vjeçarit u verifikua nga personeli i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, ndërsa inspektimi i vendit të ngjarjes u realizua nën drejtimin e prokurorit publik dhe ekipeve të hetimit nga SPB Kërçovë.
