Hapja e një paraleleje të katërt në shqip kërkohet për 78 nxënësit e SHFK “Sande Shterioski

Shkolla fillore “Sande Shterioski” ka regjistruar 78 nxënës shqiptarë, të cilët aktualisht janë shpërndarë në tri paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në paralelet në gjuhën maqedonase janë regjistruar 38 nxënës, po ashtu të organizuar në tri paralele. Në gjuhën turke, shkolla ka 17 nxënës të sistemuar në një paralele.

Të dhënat e regjistrimit paraqiten si më poshtë:

78 nxënës shqiptarë – 3 paralele

38 nxënës maqedonas – 3 paralele

17 nxënës turq – 1 paralele

Me këtë organizim, në paralelet shqipe do të mësojnë mesatarisht 26 nxënës për klasë, ndërsa në ato maqedonase rreth 13 nxënës për klasë.

Pikërisht ky ndryshim në ngarkesën e klasave ka hapur diskutimin për mundësinë e krijimit të një paraleleje të katërt në gjuhën shqipe. Një ndarje e tillë do t’i shpërndante 78 nxënësit në mënyrë më të barabartë dhe do të mundësonte kushte më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.

Nëse do të krijoheshin katër paralele, mesatarja do të ishte rreth 19–20 nxënës për klasë.

Mbetet për t’u parë nëse hapja e paraleles së katërt në gjuhën shqipe do të shqyrtohet gjatë organizimit të procesit mësimor në këtë shkollë.


Shtuar 2.09.2026 13:29

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet