Sot, më 24.06.2026, nga Republika e Serbisë në vend është ekstraduar Sait Saitov, 19 vjeç, nga Shkupi, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet me bazë për veprat penale “kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe “mosdhënien e ndihmës personit të lënduar në aksident rrugor”, lidhur me një ngjarje penalo-juridike të ndodhur në Shkup më 09.01.2026.
Të lidhura
None found
MPB bëri të ditur se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit dhe se ai është dërguar në Burgun e Shkupit për procedurë të mëtejshme.
