Deklarata “Mos lexo më arabisht” ndaj Afrim Gashit, Ilire Dauti përballet me kritika

Ilire Dauti është vënë në shënjestër të kritikave pas një deklarate drejtuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, të cilit i tha: “Shpresoj të mos vazhdosh të lexosh në gjuhën arabe edhe më tutje.”

Të lidhura

None found

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, reagoi duke kërkuar që Dauti të shpjegojë publikisht kuptimin e fjalëve të saj. Ajo theksoi se deklarata mund të merret si fyerje nga besimtarët, për të cilët gjuha arabe ka një domethënie të veçantë fetare.

“Për gati dy vite nuk kam reaguar ndaj kolegëve individualisht, por ka raste kur heshtja nuk është zgjidhje”, shkroi Saliu. Ajo ngriti pyetjen nëse deklarata pasqyron një bindje personale, ishte një figurë retorike apo kishte ndonjë kuptim tjetër.

Saliu vlerësoi se këto fjalë nuk mund të kalojnë pa një shpjegim, pasi lidhen me një temë të ndjeshme që prek respektimin e lirive dhe të ndjenjave fetare. Për këtë arsye, ajo i kërkoi Ilire Dautit të bëjë të qartë publikisht se çfarë synonte të nënkuptonte me deklaratën e saj.


Shtuar 2.08.2026 17:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio