Bujqit e Pollogut ndalin punimet në Bogovinë, kërkojnë rikthimin e ujit për vaditje pas devijimit të kanalit të ri

Bujq nga disa fshatra të Pollogut kanë reaguar ndaj mënyrës si është ndërtuar kanali i ri për vaditje, duke thënë se ai ka ndryshuar drejtimin e zakonshëm të rrjedhës dhe për pasojë mijëra hektarë kanë mbetur pa ujë. Sipas tyre, edhe pse kanali ekziston, niveli i tij ndodhet rreth dy metra më poshtë se toka që duhet të vaditet, çka e bën të pamundur ngritjen e ujit.

Si shenjë revolte, ata bllokuan punimet në ndërtimin e Korridorit 8 në zonën e Bogovinës. Kërkesa e tyre është që Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Ujërave të dalin në terren dhe të japin zgjidhje për problemin.

Të lidhura

None found

“Tani ndodhem te kanali, ku që kur mbaj mend unë, gjyshi im, babai im, stërgjyshi im, kanë marrë ujë nga kjo pendë. A është logjike që në shekullin e 21-të, me një inxhinieri të tillë, të bëjnë një sistem dy metra nën tokë, ku nuk mund ta ngresh dot ujin? Aktualisht po na hapin një kanal të përkohshëm, njëfarë kanali aty, i cili mund të mbyllet që nesër ose pasnesër. 80% e tokave bujqësore në Sedllarcë, Bërvenicë, Reçicë, Pallçisht dhe Kamjan mbeten pa ujë”, tha një banor.

Banorët thonë se zgjidhja e përkohshme nuk u mjafton. Sipas tyre, është vendosur një pompë, por ajo nuk mbulon nevojat e fermerëve të zonës dhe nuk zëvendëson sistemin e mëparshëm të furnizimit me ujë.

“Ne duam ujë për vaditje. Kanë vendosur një pompë, por ajo është vetëm për një bujk tërë ditën, kurse ne vetëm sot duhet të vadisim njëzet persona. Ne mund të rrimë gjithë verës në këtë vijë, por zgjidhje nuk ka. Ne duam uji të na lëshohet jo me pompë, por para si ka qenë, para këtij kanalit të ri”, u shpreh një tjetër banor.

Një banor tjetër kërkoi që të hapet sërish vendi ku kalonte më parë uji, duke theksuar se devijimi i ri është bërë 200 metra më larg dhe se kjo po i dëmton fermerët e zonës. Ai tha se më shumë se 500 hektarë tokë duhet të ujiten në këtë pjesë dhe se bujqit kanë shpenzuar mijëra euro që nga pranvera për tokat e tyre.

“Të vijë të hapë vrimën ku ka qenë, mos na lodhë andej-këndej, se shumë mirë e dinë se këtu ka qenë vendi. E ka çuar 200 metra më larg të na malltretojë si bujq. Tokat na i morën, tallen me ndjenjat tona dhe më pas kërkojnë… këtu të gjithë kanë paguar edhe tokat e të tjerëve që nuk janë ujitur për tërë natën, duhet vrima të hapet. Më shumë se 500 hektarë tokë duhet ujitur këtu me të mirë, kjo për sot bisedohet. Unë ju thashë ‘hajdeni e hapim vetë’, sepse mijëra euro kemi dhënë nga pranvera për tokat, kanali është këtu, ai shkon dhe e bën 200 metra më larg”, shtoi banori tjetër.

Sipas një banori, për problemin është njoftuar edhe drejtori i ujërave në Tetovë, të cilit i është bërë e ditur se duhet të hapen shtatë vrima. Ai theksoi se gjatë sezonit të vaditjes institucionet mungojnë, ndërsa fermerët përballen me nevojën urgjente për ujitje.

“Drejtorin e ujërave të Tetovës e kemi informuar, i kam treguar që shtatë vrima duhet të hapen. Në kohën e vaditjes nuk janë askund, a njerëzit kanë problem, duhet të ujitet, a nuk është problem kjo?! Vetëm tre kanale duhet të hapen, një orë punë, vetëm tre orë duhen”, u shpreh banori.

TV21 kontaktoi Drejtorinë për Menaxhim me Ujërat, prej nga u bë e ditur se në bashkëpunim me “Bechtel & Enka”, problemi i bujqve do të zgjidhet brenda ditësh. Për këtë çështje, të hënën pritet të zhvillohet edhe një mbledhje në Ministrinë e Bujqësisë. /tv21


Shtuar 20.06.2026 20:58

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabet