Një grup tjetër i policëve të rinj praktikantë ka përmbyllur trajnimin dhe ka zhvilluar ceremoninë e betimit për detyrën.
Të lidhura
None found
Në formulimin e betimit solemn, ata nuk përdorën emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut, duke shkelur kështu kushtetutën.
“Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë”, dëgjohen të deklarojnë njëzëri policët e rinj.
Videot e ceremonisë janë publikuar në rrjetet sociale, ku kanë nxitur komente të shumta.
Ministria e Punëve të Brendshme, deri tani, nuk ka dalë me asnjë reagim zyrtar.
Ndërkohë, gjatë muajit të kaluar, në Akademinë Policore në Idrizovë u organizua promovimi solemn i 496 zyrtarëve të rinj policorë të gjeneratës 2025-2026./Telegrafi/
*Foto: Arkiv
