Pas katër ditësh ndërhyrjesh të pandërprera me forca dhe mjete nga toka e ajri, zjarri është riaktivizuar mbi lagjen Abazaj, pranë zonës së njohur si “Kroi i Madh”.
Megjithëse në disa raste është vlerësuar se vatra ishte shuar, shtresa e trashë e humusit ka bërë të mundur që prushi të mbetet i ndezur nën sipërfaqen e tokës.
Të lidhura
None found
Era ka ndihmuar në përhapjen e vatrave të fshehura, të cilat kanë shpërthyer sërish në flakë. Ekipet në terren po vijojnë operacionin për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
