Për dy vite, BDI nuk u prononcua për rastin e Lotarisë Shtetërore. Tani që Prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorime, kjo parti kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare, ndaj shtrohet pyetja se përse nuk reagoi më herët.
Të lidhura
None found
Fakti që BDI shmang përmendjen e Artan Grubit me emër është domethënës, megjithëse reagimi i saj ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën ai akuzohet. Kjo nxjerr në pah hipokrizinë e partisë edhe kundrejt “njerëzve të saj”: fillimisht i përdor si mish për top, ndërsa më pas ngurron t’u përmendë edhe emrin.
Përgjegjësi do të ketë pa përjashtim, përfshirë edhe ata që, gjatë dy dekadave, kanë shfrytëzuar pushtetin dhe detyrat shtetërore për përfitime personale.
Aferat dhe akuzat që ndërlidhen me zyrtarë të BDI-së përbëjnë një listë kaq të gjatë, saqë partneri ynë strategjik, SHBA-ja, ka folur hapur për “korrupsion endemik” dhe ka ndërmarrë hapa konkretë ndaj figurave të kësaj partie.
BDI duhet ta ketë të qartë se ligji nuk njeh poste partiake, privilegje apo mbrojtje politike. Drejtësia do të zbatohet njësoj për të gjithë.
