Për shkak të mungesës së pandërprerë të ujit të pijshëm, banorët e Debreshit kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ata thonë se problemi me furnizimin me ujë e ka tejkaluar prej kohësh kufirin e durimit dhe po ua rëndon ndjeshëm përditshmërinë familjeve.
Gjatë protestës, një pjesë e protestuesve kanë tentuar të hyjnë me forcë, ndërsa është thyer edhe xhami hyrës i derës kryesore. Sipas informacioneve, protesta ka përfunduar, por policia vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes.
Të lidhura
None found
