Gjatë vizitës së tij në Serbi, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri të qartë se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Bujar Osmani zgjodhi ta përshëndesë Ukrainën me rastin e Ditës së pavarësisë.
Astrit Iljazi, këshilltar i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, e cilëson këtë situatë si ironike, pasi Ukraina nuk e njeh Kosovën, ndërsa politikanët tanë vijojnë të shprehin urime, përqafime dhe solidaritet diplomatik pa kërkuar respekt të njëjtë në këmbim.
Sipas Iljazit, përpara se të përsëriten urimet ndaj Ukrainës, duhet t’u bëhet e qartë përfaqësuesve të saj se edhe Kosova është shtet dhe se ka të drejtë të kërkojë të njëjtin respekt që ne i tregojmë Ukrainës.
“Diplomacia nuk është të jesh gjithmonë spektator i mirë. Ndonjëherë duhet edhe të kesh pak dinjitet”, shprehet Iljazi.
Ai nënvizon gjithashtu se politika e jashtme nuk mund të kufizohet vetëm te urimet dhe solidariteti, por duhet të përfshijë edhe mbrojtjen e interesave dhe parimeve që vendi ynë i konsideron të rëndësishme.
