E diela shënoi një moment të veçantë për Gabriel Kullën, i cili regjistroi debutimin në Serie A. Talenti shqiptar u aktivizua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen që Sassuolo humbi 2-1 në transfertë ndaj Atalantës, e vlefshme për javën e parë të kampionatit.
Të lidhura
None found
Futbollisti 18-vjeçar hyri në fushë në minutën e 88-të, duke zëvendësuar Kieron Bowien. Edhe pse luajti vetëm pak minuta, paraqitja i ka mjaftuar për të shënuar një rritje në vlerësim, pasi përditësimi më i fundit i “Transfermarkt” e çon vlerën e kartonit të tij në 1,4 milionë euro.
Kulla shihet si një lojtar me perspektivë për Kombëtaren shqiptare. Me përfaqësuesen U-19, ai është aktivizuar në 10 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola.
