Nga ASH thonë se zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as legjitimitet politik dhe as mbështetje institucionale për t’u mburrur me Korridorin 8.
Sipas tyre, ky investim nuk përbën meritë dhe as sukses të VLEN-it. Përkundrazi, theksojnë se VLEN as nuk pyetet dhe as nuk përfshihet në vendimmarrjen e Qeverisë kur bëhet fjalë për projekte të mëdha infrastrukturore. Ata shtojnë se qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë të përditshme, por kërkojnë sqarime të drejtpërdrejta se kur do të përmbyllet Korridori 8, përse janë zvogëluar fondet për vitin 2026 dhe pse pjesa kyçe që e lidh vendin me Shqipërinë nuk duhet të kalojë përmes Strugës.
Të lidhura
None found
Nga ASH vlerësojnë se UNESCO nuk mund të përdoret si argument sipas rastit. Siç thonë ata, nuk mund të paraqitet si pengesë e pakalueshme për lidhjen me Shqipërinë, ndërsa në të njëjtën kohë të shpërfillet kur bëhet fjalë për mijëra ndërtime pa leje dhe qindra vendime të pazbatuara për rrënim në Ohër, vendlindjen e Aleksandër Nikollovskit. Sipas tyre, këtu nuk bëhet fjalë për një problem teknik, por për një standard të dyfishtë politik.
Në reagimin e tyre, ASH thekson se VLEN mund të vazhdojë të përsërisë qëndrimet e drejtuesve të vet, por qytetarët, sipas tyre, e kanë të qartë se kjo parti nuk vendos, nuk ushtron ndikim dhe nuk mbron interesin publik.
