Protesta e 23 për largimin e Ramës/ Reagojnë për herë të parë deputetet socialiste Lindita Nikolla dhe Evis Kushi

Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë pasi mijëra protestues nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Dy deputetet kanë zgjedhur të reagojnë pothuajse në të njëjtën kohë, ndërsa qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre për të 23 ditë rradhazi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se në demokraci, protesta është një e drejtë kushtetuese, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për fyerje, bullizim, linçim publik apo sulme ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Ajo shprehet se në momentin që argumenti zëvendësohet nga urrejtja, humbet debati dhe dobësohet vetë shoqëria.

Të lidhura

None found

LINDITA NIKOLLA:

Po ndjek me shqetësim rritjen e gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjetet sociale. Në demokraci, protesta është një e drejtë kushtetuese, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për fyerje, bullizim, linçim publik apo sulme ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Kritika është e domosdoshme dhe kundërshtimi është legjitim. Por kur argumenti zëvendësohet nga urrejtja, humbet debati dhe dobësohet vetë shoqëria. Demokracia nuk matet vetëm nga liria për të folur, por edhe nga mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë liri. Le të tregojmë se mund të jemi në kundërshtim me njëri-tjetrin pa humbur respektin, qytetarinë dhe dinjitetin e fjalës.

Ndërsa, Kushi ka shkruar se gjatë kësaj periudhe po shesh shumë gjuhë urrejtje në media e rrjete sociale, ndaj personave publikë me njëri-tjetrin, deputetëve, kundërshtarëve politikë dhe kujtdo që mendon ndryshe protestës. Ajo shprehet se kritika është e domosdoshme, kundërshtimi mund të jetë legjitim, por dehumanizimi i kundërshtarit nuk është as demokraci dhe as patriotizëm.

EVIS KUSHI:

Gjatë kësaj periudhe po shoh me shumë shqetësim çdo ditë e më shumë gjuhë urrejtje në media e rrjete sociale, ndaj personave publikë me njëri-tjetrin, ndaj deputetëve, kundërshtarëve politikë dhe në përgjithësi kujtdo që mendon ndryshe.
Askush nuk e vë në diskutim që protesta është një e drejtë kushtetuese dhe një instrument i rëndësishëm i demokracisë. Dhe duhet ta pranojmë që më në fund ia kemi arritur ditës që këtë të drejtë askush nuk ka frikë ta ushtrojë. Por është po aq e rëndësishme të kuptojmë që protesta nuk mund të shndërrohet në një alibi që justifikon të gjitha fyerjet, mallkimet, linçimet publike, bullizimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo që nuk bie dakord me protestuesit, që gjykon ndryshe dhe vepron ndryshe. Kur debati politik zëvendësohet nga urrejtja, atëherë jo vetëm që humbet demokracia, por dobësohet edhe vetë shoqëria.

Sot kemi nevojë për më shumë përgjegjësi nga çdo individ, që nga politikanët, përfaqësuesit e medias, aktivistët e deri tek qytetari i thjeshtë që komenton nëpër rrjete sociale pa hezituar, herë me duartrokitje e herë me mallkime. Kritika është e domosdoshme, kundërshtimi mund të jetë legjitim, por dehumanizimi i kundërshtarit nuk është as demokraci dhe as patriotizëm. Nuk duhet të pranojmë që klima politike të helmohet deri në pikën ku fyerja konsiderohet argument dhe urrejtja paraqitet si kurajo. Shqipëria meriton një kulturë politike dhe shoqërore më të qytetëruar, ku njerëzit gjykohen për veprat dhe qëndrimet e tyre, por jo të sulmohen për t’u poshtëruar.

Kushdo që e ndjen të nevojshme le të protestojë, le të kërkojë edhe llogari nga pushteti. Por këtë duhet ta bëjë duke ruajtur respektin për njëri-tjetrin, duke ruajtur normat elementare të komunikimit njerëzor. Sepse demokracia nuk matet vetëm nga liria për të folur, por edhe nga mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë liri. Shqipërisë i duhet më shumë argument dhe dialog, por shumë më pak urrejtje, sharje dhe përçarje. Le të tregojmë se mund të jemi qytetarë të përgjegjshëm edhe kur jemi në kundërshtim me njëri-tjetrin. Sepse respekti për mendimin ndryshe është shenjë force, jo dobësie. Dhe demokracia mbrohet dhe forcohet çdo ditë jo vetëm duke ngritur zërin, por mbi të gjitha duke ruajtur dinjitetin e fjalës.


Shtuar 22.06.2026 22:54

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetbetcioGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş