Policia e Shkupit njoftoi se më 28.06.2026, në ora 01:20, efektivët e SPB Shkup ia kanë hequr lirinë S.G. (51) nga fshati Taor, Shkup, pasi dyshohet me bazë se ka vrarë J.G. (48).
Të lidhura
None found
Sipas policisë, më 26.06.2026, S.G. kishte denoncuar se J.G. ishte larguar nga banesa ku të dy jetonin bashkë. Një ditë më vonë, më 27.06.2026, ai kishte bërë një tjetër kallëzim, duke raportuar se e kishte gjetur të vdekur pranë fshatit Letevci, Shkup.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zyrtarë policorë, si edhe prokurori publik. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë, që ndodhej në fazë dekompozimi, është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.
Policia bëri të ditur se, pas intervistimit zyrtar, S.G. është arrestuar, ndërsa në lidhje me këtë rast janë ndaluar edhe Z.M. (62), G.B. (64) dhe M.D. (69). Sipas MPB-së, në bashkërendim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

