Pas arrestimit me sukses të administratorit të “OLVX”, një treg i paligjshëm në internet, Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së u ka shprehur zyrtarisht dhe publikisht falënderimet partnerëve të saj në Divizionin e Krimit Kibernetik të Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e saj, FBI përgëzon Njësinë e Krimit Kibernetik për këtë arrestim dhe bën të ditur se tregu kriminal “OLVX” funksionoi nga viti 2023 deri në vitin 2025. Sipas pretendimeve të paraqitura, përmes më shumë se 1,500 profileve të shitësve në këtë platformë tregtoheshin në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të viktimave dhe kredencialet e hyrjes në llogaritë e përdoruesve.
Sipas FBI-së, veprimtaria e këtij tregu përbënte rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë dixhitale të mijëra qytetarëve amerikanë, të cilët mbështeten tek integriteti i llogarive të tyre.







