Paneli i ENCASIA-s vlerëson në Kosovë hetimin e aksidenteve ajrore

Më 13 dhe 14 tetor, një panel i Rrjetit Evropian të Autoriteteve për Hetimin e Sigurisë në Aviacionin Civil (ENCASIA) zhvilloi në Kosovë vlerësimin (Peer Review) të Bashkimit Evropian për fushën e hetimit të aksidenteve ajrore. Këtij procesi iu nënshtrua Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Të lidhura

None found

Italia kryesoi panelin e ENCASIA-s gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa në përbërje të delegacionit kishte edhe anëtarë nga Franca, Holanda, Luksemburgu dhe Islanda.

Vlerësimi i sigurisë së aviacionit zbatohet për të gjitha shtetet anëtare dhe mbështetet në standardet e metodologjinë e Bashkimit Evropian.

Në ENCASIA përfaqësohen autoritetet që hetojnë aksidentet ajrore nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe katër shtete me status vëzhgues: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Kosova.

Nga Ballkani Perëndimor, Republika e Kosovës është i vetmi shtet që bën pjesë në këtë rrjet.


Shtuar më 15.10.2026 11:48