Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se një pjesë e mangësive të evidentuara në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim janë zbutur ndjeshëm falë ndryshimeve ligjore në fushën e menaxhimit të krizave.
Të lidhura
None found
Sipas Angellovit, problemet e përmendura nga ESHA në lidhje me Sistemin e Menaxhimit të Krizave, Mbrojtjes dhe Shpëtimit janë çështje që ai i kishte ngritur më herët, fillimisht si Drejtor i QMK-së dhe më pas në drejtimin e DMSH-së. Ai theksoi se disa prej tyre janë reduktuar ndjeshëm pas ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra vitin e kaluar në Ligjin për Menaxhimin e Krizave, si dhe pas ndërhyrjeve ligjore në Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim në qershor të këtij viti.
Ai vlerësoi se gjendja e burimeve është përmirësuar dukshëm. Për herë të parë pas disa vitesh, këtë verë “air taraktorët” u servisuan në kohë dhe u vunë në përdorim para nisjes së sezonit të zjarreve në hapësira të hapura.
Angellov bëri të ditur gjithashtu se gjatë viteve të fundit është rritur gradualisht edhe flota e automjeteve zjarrfikëse. Në të janë përfshirë edhe mjetet speciale të DMSH-së: 23 Pinzgauer, 15 BTR dhe 5 Ermine, të përshtatura për shuarjen e zjarreve.
Megjithëse ende ekzistojnë dobësi dhe mangësi, ai tha se Maqedonia këtë verë i ka përballuar zjarret në hapësira të hapura me suksesin më të madh deri tani.
