Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se ato po shkaktojnë dëme ekonomike dhe po krijojnë një klimë pasigurie në vend.
Të lidhura
None found
Sipas tij, efektet negative tashmë po ndihen në sektorin e turizmit dhe në fushën e investimeve. Ahmeti thekson se kjo gjendje pasigurie po i frenon investitorët, si ata vendas ashtu edhe të huajt.
“I njëjti që organizon fushatën e protestave në Serbi, po bën të njëjtën gjë edhe për protestat në Shqipëri”, deklaroi Ahmeti.
Kreu i BDI-së shtoi gjithashtu se pjesëmarrësit në protesta kanë rënë viktimë e kurthit të armiqve të kombit. Ndërkohë, në protestat e zhvilluara në Tiranë është parë edhe Mevlan Ademi, një prej organizatorëve të protestave për përdorimin e gjuhës shqipe në jurisprudencë në Shkup, i cili gëzon mbështetjen e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Ademi ka publikuar gjithashtu fotografi nga pjesëmarrja e tij në këto protesta.






