Pse nuk duhet të pimë lëng portokalli në stomak bosh

Mënyra më natyrale dhe e shijshme për të mbrojtur trupin është portokalli. Duke e përfshirë atë në dietën tuaj ditore do të ndjeni gjallëri dhe mirëqenie, ndërsa vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni euforikë.

Lëngu i portokallit rekomandohet nga dietologët si një nga pesë vaktet e ditës për funksionimin e duhur të trupit dhe metabolizmit.

Mëngjesi është koha më e mirë për një lëng natyral portokalli, sipas ekspertëve, pasi aktivizon mendjen, duke rritur vigjilencën mendore dhe aftësinë për t’u përqendruar. Por një studim tregoi se njerëzit që pinë lëng me mëngjes kanë tendencë të jenë shumë më aktivë në mesditë dhe të kenë më shumë oreks.

Por kurrë nuk duhet të pini lëng portokalli në stomak bosh, pasi mund të shkaktojë probleme me tretjen./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 01:05