Pse gjatë netëve të nxehta nuk këshillohet të flesh pa pizhama?

Në verë ndodh që gjumi most ë jetë shumë i rehatshëm. Për të shmangur vapën, ne zgjedhim të mbajmë dritaren hapur, të mbulohemi me shtresa të holla, ose të flemë lakuriq.

Por duket se ekspertët e gjumit nuk e rekomandojnë këtë të fundit.

“Mund të jetë joshëse të flesh pa rroba për ta mbajtur veten të freskët, por kjo mund të përkeqësojë gjumin tënd”, thotë eksperti i gjumit. “Kur flini lakuriq, djersa në të vërtetë mblidhet në trup dhe më pas mbetet atje. Sado nxehtë të jetë, mos harroni se temperatura e trupit do të bjerë gjatë natës”, këshillon Patrick. Në vend të kësaj, eksperti sugjeron të vishni “rroba të lehta shtrati” gjatë netëve të nxehta.

‘Nëse vishni rroba të lehta, ato do të thithin djersën tuaj, dhe kjo gjë mund t’ju mbajë më të qetë.” -thotë ai.

Metoda të tjera për menaxhimin e gjumit gjatë netëve të nxehta, janë:

– Mbyllja e perdeve ose grilave në dhomën tuaj të gjumit gjatë gjithë ditës, për të mos lejuar diellin të depërtojë brenda.

– Mos mbani shumë jastëk dhe shtresa në krevat, si dhe zgjidhni pizhama me material pambuku.

– Bëni një dush rreth gjysmë ore para gjumit si një mjet tjetër për të bërë një gjumë të mirë të natës.

Një shpëlarje e shpejtë para gjumit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni, dhe nuk duhet të jetë një dush i ftohtë. Disa njerëz bëjnë një dush të nxehtë para gjumit, pasi stabilizon temperaturën e trupit dhe nxitë një gjumë të thellë.

Shtuar 10.06.2021 01:06

Tags: ,