Mungoi në shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari shfaqet si rrallëherë me partnerin në SHBA

Rudina Hajdari ishte në listën e 7 deputetëve që munguan dje në Kuvend në seancën plenare të thirrur për të votuar raportin hetimor dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Prej disa javësh ajo është larguar nga jeta politike në Shqipëri për të udhëtuar bashkë me të bijën drejt SHBA-ve. Atje ajo është vendosur pranë të shoqit ku dhe ka ndarë foto në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme Hajdari ka postuar një story në Instagram ku duket e bija bashkë me babanë e saj dhe një tjetër foto ku çifti shfaqet mes disa miqve.

Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit, në listat e Nismës Thurje, por nuk mundi të sigurojë një mandat deputeti.

 

Shtuar 10.06.2021 01:06