COVID-19 apo alergji? Disa këshilla për të bërë diferencën

Është koronavirus apo alergji?

Shenjat kryesore paralajmëruese të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, janë temperatura, lodhje dhe një kollë e thatë. Ndonjëherë, kjo gjithashtu shkakton simptoma të ngjashme me të ftohtin. Gjatë sezonit të alergjive, mund të jetë e vështirë të dallosh ndryshimin midis Covid-19 dhe alergjive.

Simptomat e alergjisë ndodhin pjesërisht për shkak të inflamacionit që shkaktohet nga reagimi i tepërt i trupit ndaj gjërave si poleni ose myku.

Shenjat e zakonshme të alergjive përfshijnë:
– rrufë
– kollë e thatë
– kruarje ose lotim në zonën e syve

Shenjat e Covid-19 përfshijnë:
– temperaturë dhe ethe
– kollë e thatë
– probleme me frymëmarrjen
– dhimbje e trupit dhe muskujve
– dhimbje e fytit
– lodhje
– dhimbje koke
– humbje e shijes dhe/ose nuhatjes
– rrufë
– probleme gastrointestinale si të përziera, të vjella ose diarre
– skuqje të syve
– irritim i lëkurës

Nëse keni të njëjtat simptoma vit pas viti, në të njëjtën kohë, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Simptomat e alergjive janë të lehta, ndërkohë që gripi dhe koronavirusi i ri do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe thjesht do të doni të qëndroni shtrirë në shtrat shkruan Health. Alergjia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, por s’mund të shkaktojë dhimbje të forta të muskujve dhe nyjeve, me përjashtim të alergjive të rënda, sidomos nëse keni astmë.

A është teshtitja një simptomë e zakonshme e koronavirusit? Koronavirusi nuk shkakton teshtitje.

A janë sytë e skuqur shenjë e koronavirusit? Vetëm 1%-3% e njerëzve me Covid kanë sy të skuqur. Nëse vini re këtë simptomë, mundësitë më të larta janë që të keni alergji.


Shtuar 2.04.2021 15:36

Tags: