Madonna tërbohet me të dashurin 36 vite më të ri, publikon pamjet intime (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme, Madonna, është shfaqur në rrjetet sociale duke tymosur mariuanë, teksa shkëmbente puthje me partnerin e saj. 62-vjeçarja u kritikua shumë nga ndjekësit e saj për këto imazhe intime me Ahlamalik Williams.

Ikona e pop-it publikoi një video sensuale, ku shfaqej duke shkëmbyer puthje pasionante me balerinin 26-vjeçar ndërsa ai i hidhte tym mariuane në gojën e saj.

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga vera e vitit 2019, dukeshin më shumë se komod pranë njëri-tjetrit në ato video.

Në video, e cila ishte gati një minutë e gjatë, Madonna kafshoi buzën e balerinit disa herë ndërsa ata putheshin, kurse ai dukej se ndalet për një pushim të mariuanës çdo herë.

Këngëtarja e hitit “Material Girl” provokoi duke nxjerrë gjuhën para kamerës për fansat e saj. Gjithashtu Madonna ka postuar edhe disa imazhe ku u shfaq duke konsumuar mariuanë.

Shtuar 2.04.2021 03:04