4 faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit

Ne të gjithë kemi nevojë për një gjumë të mirë të natës për të pushuar siç duhet trupin dhe mendjen tonë. Por shumë prej nesh kanë probleme me gjumin.

Pse?

Albeu.com ju zbulon më poshtë se cilët janë faktorët që mund të ndikojnë në gjumin tonë

1. Lënia hapur gjatë natës e pajisjeve elektronike, si celulari, televizori apo laptopi. Rrezatimi në kombinim me nxehtësinë që ata lëshojnë prishin dhe ndërpresin gjumin tuaj. Zona e gjumit duhet të sigurojë kushte paqeje, qetësie dhe sigurie.

2. Mosndjekja e një rutinë relaksi para gjumit. Është shumë e rëndësishme ta përgatisni trupin dhe mendjen për gjendjen e relaksimit. Pak para se të shkoni në shtrat, merrni pak kohë për veten tuaj. Bëni meditim, masazh fytyre, lexoni disa faqe nga libri juaj i preferuar ose thjesht merrni disa herë frymë thellë. Mundohuni të eliminoni mendimet stresuese.

3. Bëni ushtrime me intensitet të lartë 2 orë para gjumit. Zgjidhni ushtrime që ndihmojnë muskujt të relaksohen, të tilla si joga ose tendosje.

4. Së fundi, ju e detyroni veten për të fjetur. Kjo në vetvete pengon procesin e natyrshëm të rënies në gjumë të qetë. Duke ndjekur një rutinë specifike çdo natë gjatë së cilës do të bini në gjumë në të njëjtën kohë, trupi do të përshtatet për të kërkuar pushim në bazë të programit që keni vendosur./albeu.com

 

 


Shtuar 15.11.2021 15:00