RECETA/ Me shumë pak përbërës, si të përgatisni petulla të shkrifëta për mëngjes

Për shumë njerëz petullat janë ushqimi më i mirë dhe në një ditë si kjo, me vranësira, shijojnë akoma më shumë.

Shefat britanikë tregojnë sekretin për të përgatitur petullat më mira për ju dhe familjen tuaj. Janë petullat që çdokush do të donte t’i provonte të paktën njëherë.

Përbërësit:

1 banane

1 vezë

1 gotë miell (rreth 200g)

½ lugë çaji sodë buke

1 gotë qumësht (rreth 300ml)

1 majë lugë çaji kripë

Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)

Përgatitja:

Qëroni bananen, prijeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Më pas shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.

Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Është mirë që brumi të lihet mënjanë për rreth 1 orë para se të përdoret.

Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle, ose mjaltë sipas dëshirës.

Shtuar 17.01.2022 08:41