Pse nuk duhet ti mbillni me dheun e kopshtit bimët në vazo?

Dheu i kopshtit mund të duket si zgjidhja e duhur për bimët në vazo, por siç rezulton, ka mundësi më të mira.

Sipas ekspertëve në Universitetin e Neë Hampshire, gjërat e etiketuara si ‘dheu i kopshtit’ në qendrat e kopshteve dhe dyqanet e tjera, zakonisht synohen të përdoren në tokë, jo në saksi.

Krahas mineraleve dhe lëndëve organike, dheu i kopshtit që nuk është i pasterizuar mund të përmbajë edhe barërat e këqija, insekte dhe sëmundje.

Pse është e rëndësishme t’ua pastroni rregullisht pluhurin bimëve të shtëpisë tuaj?

Kur ky kombinim përdoret në vazo, dheu mund të ngopet shpejt me ujë dhe të ngjeshet, duke lënë hapësirë të kufizuar ajri rreth rrënjëve, gjë që mund të çojë në ngecje të rritjes ose kalbje të rrënjëve.

Në vend të dheut të kopshtit, përdorni një përzierje dheu për vazo, pasi janë të lehta dhe të planifikuara për të lënë hapësirë të mjaftueshme ajrore rreth rrënjëve.

Mund të hasni përzierje dheu për vazo që përmbajnë plehra me çlirim të ngadaltë ose trajtime që mbajnë lagështi, si ‘hidrogel’ ose ‘kristale të ruajtjes së ujit’. Këto zakonisht nuk janë të nevojshme që bima në vazo të lulëzojë, por mund të jenë të dobishme, në varësi të nevojave të bimës.


Shtuar 9.08.2023 21:04