Nëse doni të dukeni me stil, përfshini patjetër këto 3 ngjyra në garderobën e vjeshtës (FOTO LAJM)

Ngjyrat e ndritshme kanë ardhur me sezonin e ri Vjeshtë/ Dimër 2021. Portokallia, e verdha dhe roza dominuan pasarelat e gjigandëve të modës Versace, Prada dhe Gucci. E verdha ishte protagonistja më e madhe në Moschino.

Shtëpia franceze e modës Chanel përdori ngjyrën e kuqe / portokalli si një simbol të inovacionit, veçanërisht në koleksionin Vjeshtë / Dimër 2021. Ndërsa stilisti Raf Simons përdori ngjyrën rozë për pamjet urbane, me xhaketat dhe pantallonat.


Shtuar 18.09.2021 16:24