Dy tipat e kolesterolit janë ato, që nëse nuk i ruajmë brenda vlerave, atëherë bëhen shkak për lindjen e sëmundjeve të ndryshme si hipertensioni aritmia, problemet në veshka, pagjumësia etj.
Kolesteroli LDL i quajtur kolesteroli i keq është lipoprotein me densitet të ulët. Këto lipoproteina shpeshherë depozitohen në muret e brendshme të arterieve, duke ngushtuar diametrin e tyre.
Ndërsa kolesteroli HDL i njohur si kolesteroli i mirë është lipoprotein me densitet të lartë. Këto grimca pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut nga LDL dhe kur ato rriten shumë mbi vlera e depozitojnë LDL në mëlçi.
Kur LDL,HDL dhe VLDL kalojnë mbi vlerat 280 mg/çdo 300mg/dcl 400mg/dhe atëherë shfaqen shqetësimet në zemër.
Në rast se personi nuk fillon të tregojë kujdes për të ulur kolesterolin, atëherë fillon procesi i përgjithësuar, që gradualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme arteriet të fillojnë të mbushen vende-vende nga brenda me këto pllakëza dhjamore. Në përgjithësi ky proces fillon të ndihet pas moshës 40-45 vjeç.
Faktorët që rrisin kolesterolin në gjak.
Disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e kolesterolit në gjak janë: jeta e qetë, qëndrimi sedentar, obeziteti, dieta e pashëndetshme, duhanpirja, diabeti.
Shenjat e para.
Vërehet një fryrje e gishtave të dorës, shpeshherë personi fillon të ndiejë dhimbje koke, mund të ketë dhimbje në kraharor, ndonjëherë mund të ketë një goditje në zemër ose shtrëngim të saj.
Gjithashtu, mund të ndjejë dhi mbje të kyçeve të këmbëve, “ndezje” të tyre. Personi në mëngjes kur çohet nga gjumi fillon të ketë shenja të harresës.
Tek disa persona mund të shfaqet ankth, marrje mendsh, lodhje e shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por, si duhet të veprojmë për të mbajtur brenda vlerave 2 treguesit kryesorë të kolesterolit në gjak?
Në rast se LDL fillon të rritet mbi 150-180mg/dcl-210mg/dcl atëherë këto lipoproteina fillojnë t’u ngjiten arterieve nga brenda dhe vende-vende fillon sklerotizimi i arterieve e kundërta ndodh me HDL.
Kur ky fillon të ulet më poshtë se 35mg/dcl, atëherë pakësohet mundësia e pastrimit të LDL. Pra, siç e shohim, kryesore është që të mbajmë HDL më shumë se 35mg/dcl dhe trigliceridet fillojnë të rriten mbi 150 mg/dcl.
Masat parandaluese
Ushtrimet fizike janë ndër të parat që fillojnë të luftojnë arterosklerozën. Një vrap 5-10 minuta nxit shumë qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shkëputjen e këtyre grimcave nga vendi ku janë ngjitur.
Konsumimi i ushqimeve me pak kripë dhe pakësimi i ushqimeve të skuqura bën që të mos rritet tensioni dhe mëlçia të punojë meë shumë për depozitimin e LDL.
Konsumimi i produkteve shtazore pakëson mundësinë e shtimit të kolesterolit, ndërkohë që ne i kemi shpallur lu ftë të heshtur atij. Përdorimi i mishit të peshkut, në veçanti salmonit, bën që omega acidet yndyrore të pangopura të ndikojnë në uljen e kolesteroli total.
Ushqimet me fibra që përmbajnë Beta Glukan largojnë toksinat nga organizmi dhe largojnë LDL. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë Gluteinë një antioksidant me ngjyrë të verdhë që gjendet tek spinaqi, veza, aloe vlera ndikojnë në humbje të LDL-së dhe triglicerideve.
Konsumimi i frutave të thata si arra 4-6 kokrra në ditë, bajame 6-8 kokrra në ditë ose edhe lajthi ndikon në rritjen e HDL.
Konsumimi i bishtajoreve si fasulet, bizelja thirrja etj., duke qenë se kanë antioksidantë, vitaminë D, vitaminë B, magnez, kalim, hekur dhe lectina një substancë që të bën të ndihesh i ngopur, redukton LDL dhe rrit kolesterolin e mirë deri në masën 30-35%.
Përdorimi i sojës, avokados, hudhrës, qitros bën që të ulet LDL deri në 20% dhe të rritet HDL 25-30%. Konsumimi i 2-3 frutave të stinës në ditë ndikon në largimin e LDL. Përdorimi i uthullës së mollës së egër në dozën 1-2 lugë gjelle në ditë ul nivelin e triglicerideve dhe rrjedhimisht ul kolesterolin VLDL.
Kurat popullore
Krahas ushqimeve të përditshme që përmbajnë antioksidantë, vitaminën B, fibra të shumta; një ndihmë shumë i mirë për të ulur kolesterolin brenda një periudhe 1-mujore japim bimët mjekësore.
Ja cilat nga bimët mund t’i përdorni që brenda një muaji kolesterolin ta ulin 50-70mg/dcl. Të gjitha bimët që përmbajnë acide organike ulin kolesterolin në gjak.
Lulja dhe fruti i murrizit përmban acidin triterpenik, molla e egër përmban acidin malik në përqindje të lartë, kafja pa kafeinë dhe fruti i shtogut përmbajnë acidin klorogjenik, që ndikon në shkrirjen e dhjamit në organizëm.
Gjembi i gomarit, angjinarja, çikorja rregullojnë metabolizmin e përmirësojnë punën e mëlçisë. Bimë që përmbajnë betasitosterole dhe sitostanole, si majdanozi dhe kanella ndikojnë në tretje dhe pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut.
Vaji i lirit me dozat 5-10 ml në ditë ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, njëkohësisht ndikon në largimin e LDL nga organizmi.
Si përfundim, nëse kolesterolit të keq me vlerat mbi 220mg/dcl i shpallni një luftë të heshtur për rreth një muaj, atëherë ju dilni fitimtarë mbi arterosklerozën.