Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe familjes tuaj.
Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët.
Akullorja është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.
Kërkon pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
4 filxhanë çaji me qumësht
4 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
Një lugë çaji vanilje
1 lugë gjelle niseshte
1 filxhan me copëza çokollate
Përgatitja
Si fillim, zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak ndërkohë me presim në copa të vogla çokollatën dhe vendoseni në frigorifer që mos të shkrijë.
Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.
Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe më pas hidheni masën në tenxheren e qumështit.
Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.
Kur masa të trashet, largojeni nga zjarri.
Hidhini vaniljen ose nëse e preferoni një lugë çaji me kakao.
Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.
Sapo të ftohet pak e pëziejmë me copat e çokollatës dhe e vendosim përsëri në ngrirje.
Kur ajo të ketë ngrirë sa duhet është gati për t’u servirur.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.
Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.
Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me biskotash të ndryshme.