Sigurisht, jo të gjithë të famshmit vishen njëlloj në aeroport, por nëse do bënim një pamje të përgjithshme të veshjes tipike, ekziston një që i ngjan pak a shumë të gjithave. Stili i personazheve të njohur gjatë fluturimeve, por jo vetëm, diskutohet shpesh. Në këto raste, ata janë thuajse në gjendjen e tyre më të thjeshtë dhe ndoshta prandaj njerëzit bëhen edhe më shumë kuriozë.
Ti ndoshta nuk ke paparacë që të ndjekin, por kjo nuk të pengon të vishesh sikur ke apo jo? Ja një ide bazike për ta bërë veshjen tënde të duket sikur në fluturimin e radhës do jesh në një event “tapeti të kuq”.
1. Filloni me një veshje bazë e gjitha e zezë: Streçe (ose pantallona të rehatshme) të zeza, bluzë e zezë e thjeshtë.
2. Sipër mbani një xhaketë të bardhë që të bëjë kontrast. Mundësisht e gjerë “oversized”.
3. Vishni atlete të bardha.
4. Një çantë me zinxhir, mundësisht me rrip të gjatë.
5. Dhe sigurisht, syze me skelet shumë të madh për t’u fshehur denjësisht nga paparacët dhe fansat e çmendur.
View this post on Instagram