Fundi i vitit karakterizohet nga moti i ftohtë, festat dhe ushqimet e mira.
Nëse ju pëlqen gatimi, me siguri sa herë vjen kjo periudhë mendoni se çfarë mund të përgatisni ndryshe për të servirur gjatë mbledhejev me të afërm e miq.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju këshillon tre ide recetash me të cilat do të merrni shumë komplimente këto festa.
Mjedra në Raki
Për të realizuar këtë recetë ju duhen 1 kg mjedra, 400 gr sheqer, 1 litër raki dhe 6 kavanoza të sterilizuar.
Pasi t’i lani e t’i pastroni mjedrat, futini në kavanozë njëra pas tjetrës, sheqerin dhe rakinë duke lënë një hapsirë prej 1 cm në fillim të kavanozit.
Mbyllini hermetikisht, vendosini në një tenxhere të madhe të mbushur me ujë dy e nga dy , mbulojini me kapak dhe zijejini për 10 minuta.
Më pas lërini të ftohen dhe ruajini në një vend të errët derisa t’i shërbeni në formën e lëngut, shoqëruar me disa kokrra mjedre.
Bonbone me Çokollatë
Për të përgatitur këtë recetë ju duhen rreth 25 biskota të vogla me kakao, 1 lugë gjelle çokokrem ose çokollatë e shkrirë, 1 lugë gjelle djathë mascarpone.
Grini biskotat në misket dhe kur të enë pluhur hidhini në një enë dhe shtoni nutellën bashkë me mascarponen.
Përzieni mirë me lugë derisa të formoni një lloj brumi dhe merrni copëza të vogla me duar për të formuar toptha të vegjël.
Vendosini në një tavëdhe futini në firgorifer për 1 orë.
Kur t’i nxirrni zhytini sërish në Nutella ose cokollatë të shkrirë dhe lërini në frigorifer derisa çokollata të forcohet.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipër si kakao apo grimca arre kokosi.
Fruta të Thata me Erëza
Për këtë recetë ju duhen 80 gr arra, 80 gr bajamë, 80 gr lajthi, fara luledielli, kungulli apo lloje të tjera arrorësh që preferoni.
Gjithashtu edhe 3 të verdha vezësh, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle miks erëzash, 1 lugë gjelle fara speci djegës.
Ndizni furrën ë temperaturën 180 gradë dhe bëni gati një tavë të shtruar me letër pjekje.
Ndërkohë në një enë shtoni të bardhat e vezëve dhe përziejini me rrahës elektrik derisa të formohet shkuma e tyre.
Shtoni mjaltin dhe përzieni sërish derisa të bahskohen.
Të gjithë përbërësit e tjerë futini në një qese plastike me mbyllje dhe erëza dhe tundini të gjithë bashkë.
Në këtë mënyrë do të marrin shijen e erëzave dhe në fund hidhini tek vezët e rrahura që përgatitët më parë dhe përzieni.
Përhapini me lugë tek tava e pjekjes duke i shtruar mirë dhe futini të piqen për 10 minuta.
Hidhini sërish sipër pak mjaltë dhe tundini pak po aty në tavë, e më pas futini të piqen për 10-15 minuta të tjera derisa të marrin ngjyrë të artë.
Kujdes që të mos ju digjen dhe lërini të ftohen para se t’i konsumoni apo servirni.