E thotë vetë ekspertja, si ta kuptoni se tregtarët po ta shesin vajin e ullirit me hile

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare, por sa të sigurtë jeni se vaji që përdorni çdo ditë është i pastër dhe pa hile?

Në fakt ekziston një truk i thjeshtë i cili ju ndihmon të kuptoni nëse po konsumoni vaj ulliri të shëndetshëm apo një përzierje vajrash luledielli dhe kikiriku. Somelierja e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj për të provuar vërtetësinë e vajit të ullirit.

Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët (një gotë vere psh). Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma.

Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur pak vajin, tundeni me lëvizje rrethore.

Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.

Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni.

Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj.

Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë.

Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më shumë kollitje aq më i mirë është vaji.