A është depresioni ngjitës?

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën Memory & Cognition, ka shumë që besojnë se depresioni dhe ankthi transmetohen.

Konkretisht, si pjesë e hulumtimit, pjesëmarrësit deklaruan se pas një ndërveprimi me dikë që vuan nga një çrregullim ankthi, alkoolizmi, anoreksi nervore apo edhe skizofreni, ata mund të “ngjisin” sëmundjen.

Por cila është e vërteta?

Emocionet tona janë vërtet ngjitëse! Kjo ndodh në mënyrë që të jemi në gjendje të reagojmë siç duhet ndaj stimujve që marrim nga të tjerët, por kjo nuk do të thotë që ne të përfundojmë duke vuajtur nga sëmundja e tyre mendore.

Takimi me një mik që vuan nga çrregullimi i ankthit mund të na lërë më shumë në ankth, megjithatë, kjo ndjenjë do të jetë e përkohshme. Përkundrazi, simptomat e një sëmundjeje mendore janë të vazhdueshme edhe nëse ndonjëherë ato zbuten dhe kërkojnë trajtim në mënyrë që të përmirësohen.

Sigurisht, ka një shans që shoqërimi ynë me njerëzit që përballen me probleme të tilla të nxisë tendencat tona themelore. Nëse shihni emocione negative dhe modele të mendimit që ju ndjekin për ca kohë, mund të jetë një ide e mirë të shihni një psikolog ose psikoanalist për të zbuluar shkaqet që çojnë në këtë./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 22:42