10 shenja që tregojnë se je njeri më i sjellshëm seç duhet!

Nuk ka asgjë më të bukur sesa të jesh e sjellshme, të ndihmosh të tjerët, të jesh mirënjohëse dhe të dish si të sillësh. Por si çdo gjë tjetër në jetë, edhe mirësjellja duhet të ketë masë. Nëse e kaloni këtë kufi, mund të përballeni me efekte negative dhe kosto të cilat do t’i paguani prapë ju!

1. Thua “më fal” shumë shpejt!

Njerëzit ekstremisht të sjellshëm mund të thonë më fal për çfarëdo lloj gjëje. Edhe atëherë kur nuk është nevoja!

2. Nevojat e tua nuk plotësohen kurrë!

Sepse ti nuk do t’i prishësh qejfin të tjerëve dhe në të shumtën e rasteve sakrifikon kënaqësinë tënde për ta.

3. Ndihesh pa energji pas çdo “po-je” të padëshiruar që jep

Vetëm që të ndihesh e pranuar dhe pjesë e grupit thua “po” edhe atëherë kur do të thuash “jo”. Praktiko të kundërtën.

4. Gjithmonë e gjen veten duke bërë gjëra që s’do t’i bësh.

Presioni i shoqërisë, frika e refuzimit, etj të bëjnë të mos kundërshtosh asnjë lloj aktiviteti që të bën pjesë të grupit, edhe nëse ai veprim s’të pëlqen.

5. Ti i “fik” vetë idetë e tua!

Nga frika se mund të mos pëlqehen apo pasigurira të tjera, ti i heq shansin botës të njihet me ide ndoshta brilante.

6. Pranon çdo plan që del papritur

Duke dashur të tregohesh e sjellshme, harron të shohësh axhendën tënde dhe pranon pa hezituar planin e parë që del para.

7. Brendësia jote nuk ka lidhje me atë që dukesh ti nga jashtë

Jeni dy njerëz të ndryshëm brenda një trupi. Gjërat që thua nuk kombinojnë me ato që ti mendon në të vërtetë.

8. I shmang konfliktet me çdo lloj kostoje

Nuk do të jesh pjesë e debateve, sherreve vetëm për të mos prishur ekuilibrin e një marrëdhënieje nga frika se dikush do të ndryshojë mendim për ty.

9. Tërheq pranë vetes njerëz që kanë gjithmonë nevojë për diçka.

Kur je më i sjellshëm seç duhet padashur afron rreth vetes që nuk njohin kufinj dhe ti duhet të jesh gjithmonë aty për të dëgjuar dramat e tyre.

10. Njerëzit edhe mund të të thonë gjëra të pasjellshme

Sepse ti je mjaftueshëm e butë për të mos i treguar vendin!


Shtuar 21.07.2021 14:54

Tags: