Zjarri në Mirditë rrezikon banesat, helikopteri i FA shkon për të shuar flakët (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Duke qenë se ndërhyrja nga toka ishte e vështirë, në vendngjarje ka shkuar një helikopter i Forcave të Armatosura, për të vënë nën kontroll flakët.

Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në Facebook.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi./albeu.com/