Zjarri “përpin” autobusin në Durrës, detajet e para

Një autobus në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se autobusi ka qenë i linjës së PortoRomanos dhe bëhet me dije se ka pësuar një defekt teknik ç’ka ka shkaktuar edhe flakët.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç shihet nga pamjet, autobusi është shkrumbuar thuajse totalisht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/