Këtë të mërkurë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve.
Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën, drejtimin e kësaj drejtorie e merr Arjola Byzyka.
Të lidhura
None found
Veliaj shprehet se largohet me mirënjohje për kontributin e Zhanetës ndër vite, ndërsa e cilëson Byzykën si një profesioniste, nënë të përkushtuar dhe aktiviste të palodhur.
Krahas ndryshimit në drejtimin e drejtorisë, Veliaj ka bërë edhe një njoftim për familjet e Tiranës, duke deklaruar se nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas.
Sipas tij, kjo masë synon të mbështesë prindërit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët.
REAGIMI:
Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.
Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.
Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!
Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.








