Zjarri madh në një stacion treni në Londër

Një zjarrë i madh ka shpërthyer në stacionin e trenit në Elephant dhe Castle të Londrës.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa udhëtarët janë tmerruar nga ngjarja.

Rreth 100 zjarrfikës janë aktualisht në vendin e ngjarjes, dhe raportet paraprake thonë se janë djegur 4 automjete fillimisht dhe më pas një servis makinash.

Aktualisht vetëm një person është raportuar i lënduar nga flakët, ndërsa ende mbetet e pa qartë se kush qe shkaku i zjarrit./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 17:15