Zjarret në Greqi/ Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit me efektivë zjarrfikës e mjete

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Të lidhura

None found

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria, do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.


Shtuar 2.10.2024 08:47