Zjarret, Basha: Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga BE, lajm i mirë

Kreu i PD-së Luzlim Basha ka reaguar pas lajmit se në drejtim të Shqipërisë janë nisur dy helikopterë për të shuar zjarret.

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan Basha në postim./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 13:08