Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”: Shkel Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”. Në arsyetim thuhet se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Meta  deklaron se akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

“Përdorimi i këtij instrumenti mbetet në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, por çmohet se përdorimi i tij gjerësisht dhe jo në kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, cenon pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit. Kjo e drejtë ka natyrë përjashtimore, prandaj Kushtetuta e ka kushtëzuar ushtrimin e saj me ekzistencën e nevojës dhe urgjencës, si dhe me kontrollin përfundimtar nga Kuvendi të këtyre akteve normative të nxjerra nga Këshilli i Ministrave”, shprehet Presidenti në arsyetimet e tij./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 13:11