Zi në familjen e Bashës, bashkëshortja e tij humb të atin

Bashkëshortja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ka humbur babain. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale. Aurela Basha shkruan se varrimi i tij bëhet nesër.

“Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme dateë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj”, shkruhet në postim./albeu.com

Shtuar 20.01.2022 12:27