Afera e inceneratorëve, Tabaku: Do të publikojmë dokumente e fakte të reja

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat është ndalur sërish në aferën e inceneratorëve. Ajo është shprehur se vota kundër e mazhorancës nuk do t’i ndalë dhe se do të publikojnë fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“Pse kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është para drejtësisë. Pse nuk është Ahmetaj në hetim, po Gjiknuri? Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës. Vlera reale e inceneratrit të Tiranës është 300 mln euro. Unë kam pamjet e brendshme të inceneratorit të Tiranës, mi kanë dërguar punëtorët, aty s’ka asnjë makineri, ajo është një landfill. Në kundërshtim me ligjin Veliaj ka dhënë vendimin e tij personal për Bashkinë e Tiranës duke marrë përsipër bashkitë e tjera të qarkut, për të cilat ai nuk kishte mundësi vendimmarrje. Nuk kishte se si të ishte vendimmarrje personale. Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme. Unë këtu përmenda disa nga faktet kryesore. Siguroj që ka dosje të mëdha voluminoze. Ne kemi marrë informacione që të njëjtin fat të Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i kryeministrisë dhe tre ministra. SPAK-u se ka hetuar të plotë këtë aferë. Në ditët në vijim do të bëjmë publike këtë aferë. Mburojën politike që PS i dha dje me votën kundër, ne do e bëjmë tranpsarente nëpërmjet jush. Është fatkeqësi e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat. Ato janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament. Unë nuk e di se përse nuk po procedon SPAK-u. Firmat e Bllakos janë të qarta, implikimi familjar për pagesën e personave të familjes së tij janë të sakta. Edhe në rastin e Elbasanit janë persona të tjerë që hetohen. Edhe për çështjen e ruajtjes së hetimit, SPAK-u të procedonte me të gjithë njëkohësisht e së bashku me Kokën të shkonin para drejtësisë edhe persona të tjerë”, tha Tabaku.

 

Shtuar 20.01.2022 12:31