Zgjedhjet, përfaqësuesi i PACE, Pociej: Mbetet problem presioni ndaj nëpunësve civilë

OSBE prej disa minutash ka dalë në një konferencë për mediat ku i kanë bërë një rezyme zgjedhjeve në vendin tonë , ku edhe këtë herë kanë evidentuar problematika të mëdha.

Përfqësuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropeës (PACE), Aleksandër Pociej ka vënë theksin te një problematikë  e madhë e këtyre zgjedhjeve që është presioni mbi administratën.

Pociej: Kolegu im mbuloi gjithçka, kështu që nuk kam thënë shumë gjëra për të dhënë. Më lejoni që të bëj edhe unë dy komente. Kam nderin të drejtoj delegacionin e asamblesë PACE. Vëzhgojmë zgjedhjet prej 3 dekadash tashmë. Jemi ftuar për të vëzhguar të gjithë zgjedhjet. Falenderoj autoritetet që na kanë ftuar dhe për frymën e bashkëpunimit. Me kaq më lejoni të bëj një koment personal. Kam qenë para 5 vitesh, duhet të them që prej 5 viteve të fundit vështirë se e dalloj më Tiranën.

Përgëzoj qytetarët për këtë punë. Dje anëtarët e Pace vëzhguan votimin në disa qendra në Tiranë, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra. Dimë shumë mirë se ishte sfidë organizimi i zgjedhjeve në kushte pandemie. Një numër i konsideruesshëm qendrash votimi nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Në disa qendra pati respektim të distancimit social, ndërsa në të tjera grumbullime. Në këtë proces vazhdojnë të mbeten problem.

Pretendimet për shit-blerje vote vazhdojnë të mbeten problem. Ka ndikuar negativisht në preceptimin dhe besimin e publikut në proces zgjedhor. Po kështu ndodhi edhe me presionet ndaj nëpunësve civilë. Dita e votimit shkoi shumë më mirë sesa fushata. Në raportin final të këtyre zgjedhjeve që do të miratohet në 28 maj, PACE janë të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin për të përmirësuar më tej kuadrin ligjor në vend./albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 15:35